×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi ndan familjen, burrë e grua në Itali, djali me gjyshen në Shqipëri

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 15:15

    Burrë e grua shkuan ne Itali për një vizitë tek të afërmit dhe për shkak të coronavirusit janë bllokuar atje.


    “Ai ka bërë një aplikim në ministrinë e jashtme, i ka dhënë nr telefoni, pasaportën, por pengesa e çunit tim është se nuk ka të paguajë hotelin. Unë dua që djalit mos ti nxjerrin pengesë për punën e hotelit, por të vijë dhe ta bëjë hotelin në shtëpi”

    Ndërsa fëmijët i lane me gjyshen. Sot ajo apelon për ndihmë. Çifti i bashkëshortëve ka ngelur në Itali pasi nuk kanë mundësi financiare për të paguar hotelin për 14 ditë karantine.

    “Unë dua që të kthehet mami dhe babi”

    Ndërkohë fëmijët i kanë sytë nga gjyshja, e cila përvese pamundësisë fizike, ka edhe pamundësi financiare.

    “Kujdesim për tre fëmijët, me një pension. Njëherë kanë ardhur më kanë sjellë ndihma”

    Ndihma që kanë marre nga bashkia është e pamjaftueshme për 4 persona, ndaj gjyshja apelon t’i kthehet djali dhe nusja ne shtëpi.

    “Më sollën vaj, makarona, sheqer, por ato nuk janë të mjaftueshme. Shteti të më ndihmojë, të sjellë djalin dhe nusen”

    Pezullimi i udhëtimeve ka bere qe shume shtetas shqiptare te mbeten te bllokuar në shtetet fqinje, e disa të tjerë me keq akoma, te bllokuar ne toke neutrale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!