×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Qeveria lejon lëvizjen e atyre që kultivojnë pemë tropikale, por Xhabir Zharkut nuk i kishte dhezur ky projekt në Kaçanik

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 15:35

    Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar vendimin rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Por aty vërehen edhe lapsuze, ose masa ‘copy paste’ të marrë nga diku tjetër.


    Njëra kategori e qytetarëve që kanë të liri lëvizje pa kufizime, është ajo që rrisin gamile dhe deve, veprimtari e tillë nuk ushtrohet fare në Kosovë, shkaku se vendi ynë nuk ka klimë që i përshtatet rritjes së tyre.

    Kategoria tjetër, është ajo e pemëve tropikale, e cila gjithashtu është e përfshirë në këtë vendim, ku thuhet se ata që kultivojnë këto pemë nuk kanë kufizim të lëvizjes. Në vendin tonë kultivohen shumë pemë, por jo edhe ato tropikale, për vetë faktin se Kosova nuk është vend tropikal.

    Megjithatë Ministria e Shëndetësisë siç duket është inspiruar nga palmet e mbjellura në Kaçanik në vitin 2001 në kohën kur komunën e drejtonte atë kohë Xhabir Zharku i PDK-së.
    Saktësisht më 26 shtator të vitit 2011 në shëtitoren përgjatë rrugës “Ismail Raka” në Kaçanik ishin mbëltuar 23 copë palma të llojit “Bismarckia nobilis”, shkruan Reporteri.net.

    Por, këto palma të mbjella ishin tharë shumë shpejt, përkundër se disa herë ishin bërë përpjekje për t’i shpëtuar me qese të zeza najloni dhe me ujitje të ndryshme.

    Bimët e familjes “Bismarckia nobilis” i morën buxhetit të komunës së Kaçanikut një shumë prej 67 mijë eurosh dhe e gjitha kjo shkoi huq. Pavarësisht kostos së lartë financiare dhe mospërshtatjes së kushteve klimatike për palma, ish-kryetari i Kaçanikut kishte marrë vendim dhe këmbëngulte qysh më 2011 se pikërisht me palma do ta gjelbëronte qytetin. Por qyteti nuk u gjelbërua asnjëherë me palma, e sigurisht paratë shkuan huq. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!