×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja e Zelandës së Re ia ul pagën vetes dhe ministrave: Solidarizohemi me qytetarët

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 16:38

    Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka njoftuar sot se ajo së bashku me ministrat e qeverisë do të ulin pagat e tyre me 20% për gjashtë muajt e ardhshëm.


    Ulja e pagave do të ndihmojë në kursimin e parave në një kohë kur ekonomitë në mbarë botën po preken shumë nga pandemia e koronavirusit.

    “Sot, unë mund të konfirmoj që unë dhe ministrat e qeverisë dhe shefat e drejtuesve të shërbimeve publike do të marrin një ulje të pagave prej 20% për 6 muajt e ardhshëm”, tha Ardern në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

    “Ndërsa në vetvete kjo nuk do të zhvendosë pozicionin fiskal të qeverisë, ka të bëjë me udhëheqjen dhe unë pranoj kolegët e mi si në ekzekutiv, por edhe kolegët me të cilët ne punojmë në shërbimin publik për vendimin që u mor sot.”

    Deri më tani në Zelandën e Re janë shënuar 9 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 1,386 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!