Një polic shqiptar nga Presheva, është konfirmuar me COVID-19, gjatë ditës së sotme. Ky është rasti i parë me Coronavirus, në këtë pjesë të Serbisë e banuar me shqiptarë.
Pacienti, shqiptar nga Presheva, që rezultoi me COVID-19, është duke u trajtuar në spitalin e Vranjës, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, në gjithë Serbinë deri më tani janë konfirmuar 4,873 raste të infektuarish me pandeminë Coronavirus.
99 prej të infektuarve nuk arritën të përballojnë infeksionin, krahas sëmundjeve tjera kronike, dhe si pasojë e tij kanë vdekur. Derisa 400 prej të prekurve me COVID-19 në Serbi, janë raportuar të shëruar nga pandemia.
Polici shqiptar nga Presheva është rasti i parë në pjesën e këtij shtetit të banuar me shumicë shqiptare./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.