×
  • Sport
  • Sport

    Karius rikthehet dhe flet për gafat që bëri në finalen kundër Real Madridit

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 18:32
    KIEV, UKRAINE - MAY 26: Liverpool goalkeeper Loris Karius cries after the UEFA Champions League Final match between Real Madrid and Liverpool at the NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Simon Stacpoole/Offside/Getty Images)

    Portieri gjerman, Lorius Karius nuk tërhiqet nga ideja se gabimet në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018 kundër Realit erdhën si pasojë e përplasjes me mbrojtësin Sergio Ramos.


    Gjermani, që është në pronësi të Liverpulit por luan i huazuar te Besiktashi, deklaron se pas goditjes nga Ramosi ai pësoi tronditje, gjë të cilën e kanë konstatuar edhe doktorët.

    “Kam mësuar shumë nga ato gabime. Pësova tronditje pas përplasjes me Sergio Ramosin dhe këtë gjë e kanë konstatuar edhe specialistët më të mirë në botë. Nuk po kërkoj justifikime, por si mund të tallesh me dikë që pati probleme.

    kariusssssNë rrjetet sociale ka shumë armiqësi ndaj futbollistëve. Nëse do të lexonim të gjitha mesazhet, atëherë i bie të rrimë pa gjumë për ditë të tëra. Është absurde çfarë shkruajnë njerëzit me adresa fallco. Ofendime, diskriminim racor dhe madje kërcënime me vdekje,” zbuloi Karius për “Sport Bild”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!