Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, është shprehur i kënaqur për ditën e parë të orarit të ri të kufizimeve.
Qalaj tha se në ditën e parë pas vendosjes së masave të reja kufizuese janë shumë të kënaqur nga sjellja e qytetarëve.
Ai tha se ka pasur njerëz që nuk kanë qenë mirë të informuar për masat duke qarkulluar pa maska apo ka pasur raste kur në vetura kanë qenë më shumë se dy persona.
Tutje, Qalaj shtoi se qytetarëve u lejohet përdorimi i makinave për t’u furnizuar vetëm nëse e kanë marketin jo më afër se 2 kilometër.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaroi se ende është në fuqi masa e ndalesës së grumbullimit nëpër sheshe e parqe.
“Mirëpo një qytetar i moshës madhore, mund të shfrytëzoj kohën e vet prej 90 minutave dhe mund të del e të vrapoj mirëpo duhet ta respektojë vendin ku lëvizë”, tha ndër të tjera Rashit Qalaj në RTVD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.