×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua shtatzënë nga Gjakova rezulton pozitive me Coronavirus

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 21:27

    Një grua shtatzënë, nga Gjakova, ka rezultuar pozitive me Coronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


    Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se gruaja shtatzënë është shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive, pasi është konfirmuar pozitive me Covid-19.

    Gruaja e lindur në vitin 1980 në javën e 28-të të shtatzënisë, është testuar dy herë dje dhe sot. Ajo në testin e parë ka rezultuar negative, ndërkaq nga strishoja e dytë është konfirmuar pozitive.

    Ajo ishte referuar nga Spitali i Gjakovës për në Qendrën Klinike Universitare për probleme shëndetësore neurologjike. Fillimisht ishte kontrolluar në Klinikën Gjinekologjike ndërkaq më pas ishte transferuar në Emergjencë për shkak të problemeve të natyrës neurologjike.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha. “Ekipa kujdestare me informoi qe eshte transferuar ne Kliniken Infektive”, ka thënë shkurt Ajazi-Berisha.

    Shtatzëna tani po trajtohet në njësinë intensive të Klinikës Infektive në QKUK. Këtë e ka konfirmuar edhe infektologia Dr. Sadije Namani. Ajo ka treguar se gruaja ka rezultuar pozitive në koronavirus dhe tani është pranuar në Klinikën Infektive.

    Rastet tjera në nivel të Kosovës pritet të publikohen sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga mostrat e marra sot nga terreni dhe nga Klinika Infektive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!