×
  • Lajme
  • Botë

    Në Itali është regjistruar numri më i vogël i të infektuarve të rinj me Covid-19 që nga fillimi i marsit

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 22:03

    Në Itali në 24 orët e kaluara janë regjistruar 2.667 të infektuar të rinj me Covid-19, që është numri më i vogël që nga fillimi i marsit.


    Në Itali ka 165.155 persona të infektuar me virusin e ri, ndërsa në 24 orët e
    kaluara humbën jetën 578 persona.

    Përderisa dje numri i rasteve të vdekjes ishte 602, ndërsa i të infektuarve të
    rinj – 2.972 persona.

    Të hënën në Itali kishte 566 raste të vdekjes, ndërsa dje,dy ditë me radhë
    ishte vërejtur rritje e rasteve të vdekjes.

    Por të hënën numri i të infektuarve të rinj ishte 3.153 persona, përderisa
    numri i tyre dje u ul për 181 persona.

    Numri i të infektuarve me Covid-19 në Evropë është më shumë se një
    milionë persona, që është rreth gjysma e rasteve në botë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!