×
  • Lajme
  • Lajme

    Albumi nga dita e parë e ‘Prishtinës së braktisur’ – fotografi të jashtëzakonshme nga Kushtrim Tërnava

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 23:09
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Prishtina është braktisur. Zhurma e dikurshme e saj nga kafeteritë plot rini, e nga familje që silleshin në shesh, nga trafiku i renduar nuk është më. Tash natyra e pushton këtë pjesë.


    Zogjtë që dëgjohen duke cicëruar e ca degë pemësh që lëvizin nga era. Pak policë, ca shirita dhe pak njerëz që lëvizin për punë, si dhe heshtja totale është imazhi i ri.

    Fotoreporteri Kushtrim Tërnava, na e rrëfen ne kohë me diell dhe më hënë, Prishtinën.

    Tërnava do të jetë bashkëpunëtor i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, në këtë kohë pandemie, për të sjellë të ju imazhe fantastike, nga këto momente jo të mira që po i kalon i gjithë njerëzimi.

    Se Prishtina po iu mungon të gjithëve, e konfirmoi edhe kreu i saj, Shpend Ahmeti.
    Numri një i kryeqytetit shtoi se mezi po pret që të kalohet pandemia.

    “Plotë prej neve nuk ja kemi dit vlerën shpirtit të Prishtinës. E kjo po na mungon më së shumti. Kam udhëtu e jetu në disa vende por asgjë, asgjë nuk e zëvendëson shpirtin e Prishtinës. Dhe nuk po e them si kryetar. ❤️Pr. Mezi spo pres ta kalojmë këtë pandemi.#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

    423 raste me coronavirus janë në krejt Kosovën. 71 janë shëruar e 9 kanë vdekur. Në Prishtinë janë 51 raste të infektuarish me këtë pandemi.

    Nga sot ka filluar edhe orari i ri i izolimit, i ndarë në disa grupe, bazuar në numrin e letërnjoftimit. /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!