×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prizrenit thirrje qytetarëve: Nuk është marre të infektohesh me koronavirus, mos i fshehni simptomat

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 23:14

    Edhe sonte nuk ishte ditë e mirë për Kosovën sa i përket numrit të te prekurve me coronavirus. 36 tjerë dolën pozitiv ndërkohë që edhe pesë u shëruan.


    Këta 36 pozitiv dolën nga mbi 170 testime të kryera.  Ndër komunat më të prekura pas Malishevës, Ferizajt, Prishtinës e Gjilanit e Mitrovicës së Veriut renditet komuna e Prizrenit me 28 raste.

    Në komunën e Prizrenit janë bërë 30 testime sot ku 4 prej tyre rezultuan pozitiv. Të gjitha janë raste kontakti.

    Pas konfirmimit të këtyre rasteve kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku ka kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar, shkruan Reporteri.

    Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se shfaqin simptoma të vetizolimit të mos hezitojnë dhe ti bëjnë të ditura ato.

    “Nuk duhet ta bëjmë temë tabu. Nuk është marre të infektohesh nga koronavirusi. Ju bëj thirrje qytetarëve që në qoftë se kanë simptoma mos ti fshehin ato”, u shpreh ai./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!