×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri, del jashtë orarit të lejuar, vdes në një aksident tragjik një 42 vjeçar

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 23:29

    Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë para dy orësh në Shijak pasi humbi kontrollin e motorrit.


    Drejtuesi i motocikletës tip Jamaka 200 kf, Renato Shahini ka humbur kontrollin në rrugën Sulejman Gallaj, në orën 21:00 jashtë orarit të lejuar nga qeveria, duke thyer masat e vendosura prej COVID-19.

    Mediat shqiptare shkruajnë se personi me banim në Kodër Shijak ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.

    Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!