Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se nga 9 rastet e reja pesë prej tyre janë raste që lidhen me Kampin Bondsteel, tre janë raste kontakte nga fshati Topanicë të Kamenicës.
Aliu për RTV Dukagjinin thotë se një rast në këtë komunë është i ri dhe nuk i dihet burimi i infeksionit.
“Do të kontaktojmë me pacientin i cili tashmë është i shtrirë në Klinikën Infektive për të mësuar më shumë se nga mund të ketë ardhur infektimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pari i Ferizajt thotë se të gjitha rasteve tjera u dihet burimi i infeksionit më përjashtim të këtij të fundit.
Aliu thotë se në Ferizaj pritet të rritet edhe më tej numri i të prekurve me COVID-19 pasi sipas tij rasti i Bondsteel-it kishte pasur shumë kontakte.
Ferizaj është komuna e dytë ën nivel Kosove në raport me numrin e të prekurve me COVID-19 me 66 raste, 4 më pak se Malisheva.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.