×
  • Lajme
  • Lajme

    Turqia ndihmon Prishtinën me qindra pako ushqimore

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 11:42

    Turqia përmes agjencionit Tika i ka dhuruar Komunës së Prishtinës 370 pako ushqimore për familjet në nevojë.


    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se pakot do të shpërndahen për rastet sociale.

    “Në solidaritet sot na bashkëngjitet edhe Republika e Turqisë. Në momente të vështira dihen miqtë e mirë. Sot fillojmë me 370 pako ushqimore. 300 do t’i shpërndajmë te rastet sociale dhe 70 të komuniteti turk. Pakot përmbajnë miell e vaj, produkte që u nevojiten më së shumti qytetarëve”, tha Ahmeti.

    Ndërsa ambasadori turk Cagri Sakar, tha se “Bashkëpunimi ka mundësuar që prishtinasit të përfitojnë nga ndihmat e shtetit turk”.

    “Kosova është shtet me të cilin jemi në solidaritet edhe para luftës, por kjo pandemi na ka treguar se sa është e rëndësishme të jemi në solidaritet”, tha ai.

    Kryetari Ahmeti kur u pyet nëse pajtohet me masat e ashpra të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në detyrë, tha se “në këtë kohë nuk do të them se është dashur kështu e jo ashtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!