×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes pacienti i 10 me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 12:42

    Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja M.B., e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, ka vdekur sot. Ajo ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga 25 marsi.

    E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka njoftuar MSH-ja.

    Deri tash numri i të infektuarve nga ky virus në Kosovë është 423 e të shëruar 71.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!