Avdullah Hoti, i cili ishte vet pjesë e Qeverisë Kurti, por që u shkarkua po vazhdon kritikat ndaj ekzekutivit aktual.
Hoti thotë se qeveria në detyrë po e shkel Kushtetutën dhe po e bankroton ekonominë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Supsendimi i demokracise, permes suprimimit te lirive themelore te njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetuten, duke bankrotuar ekonomine pa asnje konsiderate, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund te mbulohet me nisma ligjore parciale. Ne cilendo situate, keto nisma ligjore nuk do arrijne te hyjne ne fuqi ne kohe per te qene ne sherbim te menaxhimin te pandemise.
Kosova ka nevoje per Qeveri me kompotenca te plota kushtetuese, Qeveri legjitime qe merr persiper te krijoje konsensusin e nevojshem shoqeror per te mobilizuar te gjitha mundesite, brenda dhe jashte Kosoves, per te perballuar pasojat ekonomike e sociale te pandemise.
Kete gje mund ta beje vetem nje kryeminister e nje qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e ne respektim te ligjit dhe Kushtetutes.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3201147979946534