Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi i ka dalë në mbrojtje deputetes së kësaj partie, Fitore Pacollit për deklaratën lidhur me nënën e ishkryeministrit, Ramush Haradinaj, ku mbrëmë tha se e ka trajtuar për shërim në spitale jashtë vendit.
Pas kësaj deklarate, Pacolli mori jo pak kritika, por më në fund asaj i ka dalë dikush në përkrahje.
Hiç më pak se burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se shumë nëna, baballarë e fëmijë dëshmorësh kanë vdekur tash e 20 vite pa dorën e shtetit, e të përbuzur, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Shumë nëna, baballarë e fëmijë dëshmorësh u dergjen në shtratin e vdekjes këto 20 vite pa parë dorën e shtetit, bile edhe të përbuzur nga kumundantët rrahagjokës.
50 ish luftëtarë të UÇKsë kryen vetëvrasje nga traumat e luftës dhe mjerimi i pasluftës.
Qindra veteranë e invalidë vdiqën pas luftës të papunë në varfëri.
Derisa, kumundantët e tyre shtonin milionat dhe zgjeronin pasurinë dhe pushtetin kriminal.
Nuk dihet numri i grave por edhe i burrave të dhunuar gjatë luftës të cilët pasluftës kryen vetëvrasje, përfunduan në çmendi të injoruar e të përbuzur.
Të mos flasim për qytetarë tjerë dhe fatin e tyre
Këto raste për Hashimin, Kadrinë, Ramushin e Fatmirin, Samiun&Co janë statistika që nuk merituan vëmendjen e tyre e as përkujdesjen e shtetit, për më tepër për disa raste këta ishin shkaktari direkt.
Këta, këto 20 vite nuk i kam parë të jenë angazhuar përtej interesave të tyre familjare-politike-biznesore në kurriz tonin si pjesë e UÇKsë por sidomos në kurriz të qytetarëve dhe në dëm të vendit.
Në luftë i thonin disave që po fshihen pas dimijave. Mbase veprimi i atyre asokohe kur jeta dhe vdekja ishin pranë njëra tjetrës edhe mund të arsyetohet, POR që sot për ta mbrojtur krimin dhe korrupsionin e tyre 20 vjeçarë fshihen pas familjarëve të tyre e kujtëdo tjetër që paraqet ndjesi për shoqërinë është e turpshme dhe tregon zhveshjen e tyre nga çdo normë morale shoqërore e kombëtare.
Multimilionerë, mercenarë dhe mafiozë!
https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/posts/10222376097540058