×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa për deklaratën e deputetes Pacolli, është fashiste dhe kulmi i idiotësisë individuale

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 15:45

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ndërsa ka folur mbrëmë në një emision televiziv për gjendjen në shëndetësi, kishte përmendur rastin e shërimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa jashtë vendit, por edhe sipas saj jashtë ishte shëruar edhe nëna e Ramush Haradinajt.


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe vet Isa Mustafa, i cili ka quajtur logjikën e deputetes së VV-së, fashiste, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa thotë se për shërimin e tij brenda dhe jashtë vendit nuk i ka pyetur siç thotë ata që gjuajtën mollotov e gaz lotsjellës.

    Postimi i tij:

    Logjikë fashiste!
    Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.
    Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2844491428950409

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!