Sipas mediave spanjolle, skuadra e Getafes ka siguruar që tani një “ok” nga Keidi Bare dhe parimisht edhe nga Malaga, që duhet të sigurojë disa të ardhura të rëndësishme për të shpëtuar nga falimentimi para afateve që i ka vendosur Liga e Futbollit atje.
Getafe e ndiqte prej kohësh futbollistin shqiptar por në janar nuk arriti të kryente transferimin e tij edhe për faktin se ai ishte I dëmtuar dhe u detyrua të qëndonte për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.
Gjithsesi, klubi i La Liga ka mundur konkurrencën e Majorka, Deportivo Alavesh dhe Rajo Vajekano për mesfushorin shqiptar dhe në muajt e ardhshëm, sapo të mbyllet ky sezon i çuditshëm, do të finalizojë transferimin e tij.
Getafe aktualisht është në vendin e 5-të në kampionatin spanjoll dhe nëse do të rifillojë La Liga, është plotësisht në garë për të siguruar një vend mes katër më të mirëve dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.