×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu me Serbinë, Lajçak telefonon Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 16:22

    Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin dhe kreun e NISMA’s, Fatmir Limajn, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.


    Lajçak ka thënë se bisedat e tij me tre politikanët kosovarë kanë qenë rreth përgatitjeve për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe situatës në Kosovë.

    “Po vazhdoj afrimin tim me rajonin. Kam folur me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin e Fatmir Limajn sot. Patëm biseda konstruktive rreth përgatitjeve për vazhdimin e dialogut dhe situatës në Kosovë”, ka potencuar Lajçak, raporton Express.

    Ai ka thënë se mezi pret të punojë bashkë në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!