×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhuron gjysmën e pagës së tij, 684 euro për luftën kundër koronavirusit

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 17:04

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që gjysmën e pagës së tij ta dhurojë për luftën kundër koronavirusit.


    Kurti do të ndajë nga paga e tij 684.34 euro për menaxhimin e situatës me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

    “Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar Kryeziu. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!