Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, vazhdon sulmet në drejtim të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.
Zëvendësi i Kurtit, i ka krahasuar presidentin Thaçi e ish kryeministrin Mustafa, me ish presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviçiqin,shkruan Insajderi.
Sipas Abazit, është jo kushtetuese ajo çfarë po duan Thaçi e Mustafa, madje, e barabartë me masat e dhunshme që i kishte vendosur dikur Millosheviçi.
“Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë. Në demokraci nuk ka vend për centrifugë”, tha Abazi në një shkrim në rrjetin social Facebook.
Numri dy i qeverisë ka pyetur Thaçin e Mustafën, “Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.