×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon të mbushet fondi i Qeverisë, kosovarët e Zvicrës kontribuuesit më të mëdhenj

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 18:20

    Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se deri më sot në llogarinë e Qeverisë së Kosovës janë derdhur 321 mijë euro.


    Për nga sasia e mjeteve të dërguara prin Zvicra me 70 mijë euro, e pasuar nga Gjermania, Suedia e shtetet e tjera ku ka kosovarë, shkruan Reporteri.

    “Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Bilimi ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët tanë që kanë kontribuar me aq sa kanë pasur.

    Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!