Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, është dezinfektuar në mënyrë vullnetare.
Ai ka thënë se kjo është bërë nga kompania që është kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt.
Postimi i plotë:
Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e nivelit qëndror, gjegjësisht të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt.
Panik JO, Kujdes PO!
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/749361492267171
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.