Me 5.318 raste, Serbia po konsiderohet vatra e koronavirusit në Ballkan. E paprekur nuk ka kaluar as Lugina e Preshevës, ku gjatë kësaj jave u raportua se është shënuar rasti i parë me koronavirus edhe brenda komunitetit shqiptar.
Në bazë të statistikave të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, në komunën e Preshevës janë gjithsej 3 raste të konfirmuara me koronavirus, shkruan Reporteri.
Gjatë ditës së djeshme u raportua për një shqiptar nga Presheva, i cili është konfirmuar pozitiv për COVID-19.
Ndërkohë në komunën e Bujanocit figurojnë gjithsej 4 raste me koronavirus. Nuk dihet përkatësia etnike e të infektuarve mirëpo krerët e komunës ende nuk kanë njoftuar për ndonjë rast të infektuar brenda komunitetit shqiptar.
Ndërkohë në komunën e Medvegjës e cila nuk figuron fare në tabelën e përpiluar nga Instituti serb deri më tani janë konfirmuar dy raste, të dy të komunitetit serb.Reporteri merr vesh se bëhet fjalë për një çift të moshuarish të ardhur nga Beogradi, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Kujtojmë se krerët e komunave shqiptare në Luginë janë ankuar se në këtë situatë të rëndë nuk janë ndihmuar as nga shteti serb, por as nga dy shteret shqiptare Shqipëria e Kosova. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.