×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimi: Maqedonia favorite ndaj Kosovës

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 20:35

    Agim Ibrahimi është një ndër futbollistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me karrierën më të pasur.


    Ai ka fituar trofe të shumtë me Mariborin në Slloveni si dhe ka qenë edhe pjesë e Cagliarit në Itali.

    Vite më parë ishte në dilemë për Kombëtaren që duhej të zgjidhte. Vendosi të përfaqësonte Maqedoninë dhe jo Shqipërinë, për arsyen që e zbuloi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone”.

    “Shqipëria? Ne, lojtarët, na shikojnë si biznes dhe për lekë. Atëherë kam pasur shumë telefonata, por shumë njerëz fusnin hundët në punët e futbollistëve. Kishte edhe nga ata që kërkonin lekë për të luajtur për Shqipërinë”, deklaroi Ibrahimi.

    Kosovë-Maqedoni: “Mendoj se Maqedonia është favorite në këtë ndeshje. Unë nuk mund të jem pjesë e këtij takimi”.

    Për shkak të koronavirusit, ndeshja e paraparë të luhet në fund të marsit mes Kosovës dhe Maqedonisë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

    UEFA është duke punuar vazhdimisht që të rikthejë futbollin në aksion, i paralizuar shkaku i COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!