×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur të gjithë po e kritikojnë, Daut Haradinaj i del në mbrojtje Fitore Pacollit rreth deklaratës për nënën e tij

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 21:31

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit për nënën e tij.


    Kur u përball me kritika nga të gjitha anët, Haradinaj ka mbrojtur Fitore Pacollin duke thënë se nuk beson që me deklaratën e saj ka dashur të ofendojë nënën Ruke, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se kur është fjala për nënat shqiptare, të gjithë janë një, andaj beson se Fitore Pacolli nuk e ka pasur me të keq.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.

    Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.

    Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!