×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 6 persona në Suharekë dalin pozitiv me Coronavirus

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 21:57

    Edhe 6 persona në Suharekë kanë dalë pozitiv me koronavirus, shkruan Reporteri.


    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Muharrremaj ka thënë se nga 16 mostra sa janë testuar sot, 6 prej tyre kanë dalë pozitive me Covid-19.

    Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka dalë me rezultatet e sotme të mostrave të testuara.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.

    Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

    Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.

    Bali Muharremaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!