Komuna e Malishevës ka njoftuar përmes një shkrimi adresuar mediave, se tre persona janë shëruar plotësisht nga Coronavirusi në Malishevë.
Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre gjatë komunikimit me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me Coronavirus në Malishevë.
Tre të shëruarit nga Coronavirusi, numrin total e çojnë në 21 gjithsej.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga komuna:
“Edhe tre persona të prekur me COVID-19, nga Komuna e Malishevës, janë shëruar plotësisht. Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.
Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi.
Rritja e numrit të të shëruarve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e COVID-19″, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.