Federata e Futbollit e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për dy vëllezërit Kolgeci – futbollistë të grupmoshave të reja të KF “Ballkani”, të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë si pasojë e kësaj pandemie, presidenti Agim Ademi, Komiteti Ekzekutiv dhe të gjitha organet e tjera të FFK-së edhe një herë shprehin përkrahjen e tyre të parezervë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje. FFK do të jetë në vazhdimësi afër familjes së këtyre talenteve për çfarëdo që ka nevojë deri në shërimin e tyre.
Futbollistët tanë që nga mosha e re kaliten për të kaluar çdo vështirësi dhe për t’u përballuar me sukses kundër çdo kundërshtari e çdo sfide. Në këtë frymë pa dyshim zhvillohen edhe futbollistët e rinj të Suharekës, vatër kjo e njohur për futbollin tonë dhe me përplot talente të futbollit.
Prandaj, jemi të sigurt që dy djemtë e ri të këtij klubi do ta kalojnë shpejt e pa asnjë pasojë edhe këtë sfidë shëndetësore dhe sapo të krijohen kushtet do t’i kthehen fushës së gjelbër për ta zhvilluar tutje talentin e tyre, në mënyrë që një ditë ta bëjnë krenar jo vetëm KF ‘Ballkani’ por edhe Kosovën me cilësitë dhe vlerat e tyre.
Shërim të shpejtë vëllezërve Kolgeci!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.