Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për coronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.
“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për coronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.
Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me coronavirus në Kosovë.
Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me coronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.