Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Gjermani.
Konjufca tha se homologun e tij gjerman e ka njoftuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë, e po ashtu ka kërkuar nga ai që ta mbështesë Kosovën në procesin për liberalizimin e vizave, shkruan Reporteri.
“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave”, ka njoftuar Konjufca.
Ai ka thënë ndër të tjera e ka informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Në fund i kam shprehur mirënjohje Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik”, përfundon njoftimi. /Reporteri.net