×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duke e ndjekur shembullin e Kurtit”, edhe Konjufca e jep gjysmën e pagës për menaxhimin e COVID-19

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 17:51

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka ndarë gjysmën e pagës së tij për menaxhimin e situatës me koronavirus.


    Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se po e ndjekë shembullin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

    “Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”, ka shkruar Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!