Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, njiherit edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj donacionit të Serbisë për Kosovën, ku ky i fundit thënë se më parë pranon të vdes se sa të bëj testin e koronavirusit me donacione të Serbisë.
Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion prej 1 mijë teste për koronavirus të cilat kanë ardhur nga Serbia.
Për këtë ka reaguar nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se më përpara pranon të vdes sesa të bëjë testin e koronavirusit me teste të ardhura donacion nga Serbia.
“Ma parë pranoj me vdek se me bë testin e Coronvirusit me donacion të Serbisë”, ka shkruar Jakupi.
Postimi i plotë: