Bora ka lindur në Suedi, por tash ajo po rritet me prindërit e familjen e saj të madhe në Kosovë.
Bora Tërnava, festoi sot ditëlindjen e 5-të në shtëpinë e saj të re, në dhomë e saj të re.
Bora është vajza e Kushtrim Tërnaves, fotoreporterit bashkëpunëtor të Gazetës Online “Reporteri.net”.
Ai dhe gruaja e tij Linda festuan sot ditëlindjen e vajzës se tyre të vetme, dhe përmes fotografive nga ‘festa në karantinë’, dëshirojnë të kujtojnë një ditëlindje në izolim, pa miqtë e tyre afër, pa bashkëmoshatarët e Borës, por natyrisht gjithmonë në mendje dhe zemër që të takohen së shpejti e të festojnë me njeri-tjetrin.