×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Koalicioni me LDK-në u prish para se të shkarkohej Agim Veliu

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 22:00

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për shkarkimin e Agim Veliut dhe pasojat që erdhën pas.


    Kurti në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ishte larguar nga koalicioni para se të shkarkohet Agim Veliu.

    Kurti ka treguar se si lideri i LDK-së Isa Mustafa i kishte thënë se kjo qeveri do të zgjasë sa të zgjatë pandemia, por shkarkimi i Agim Veliut ndodhi kur ai mori anën e Presidentit në raport me gjendjen e jashtëzakonshme.

    “Po të mos thoshte ish-ministri që është për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai edhe sot do të mund të ishte Ministër i Brendshëm, pavarësisht se ka thënë shumë gjëra kundër meje”.

    Kryetari i Vetëvendosjes ndër të tjera ka thënë se po të mos shkarkohej Agim Veliu sot mund të kishim qeveri por edhe gjendje të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!