Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot atje nuk ka dalë asnjë rast pozitiv me Covid-19.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se nga 27 të prekurit në Gjilan, 18 prej tyre janë shëruar plotësisht.
“Lajm i mirë për Gjilanin. Sot nuk e kemi asnjë rast të ri me #Covid19, ndërsa një rast është shëruar dhe është dërguar në shtëpi nga Klinika Infektive. Nga 27 rastet në, 18 janë shëruar plotësisht. Vazhdojmë me masa strikte kundër përpahjes së virusit. Respektoni masat. Ma mirë #rriNshpi se me e kalu pandeminë n’burg”, ka shkruar Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.