Mikel Arteta si çdo trajner tjetër është në izolim si shkak i koronavirusit, por ai nga shtëpia po i drejton seancat stërvitore me lojtarët e tij.
Që nga 9 marsi kur edhe ishte dita e pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë koronavirus, skuadra e Arsenalit ka filluar me përgatitjet nga shtëpia, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, Arteta është siguruar që koha larg fushës të mos ndihet shumë te lojtarët, pasi u ka dhënë detyrë që të shikojnë dhe analizojnë përformancat e tyre në ndeshjet përgjatë sezonit.
Trajneri spanjoll shpjegoi: “Ne duhet të përpiqemi ta përdorim këtë herë, siç e përmenda edhe më parë, të përpiqemi të njihemi edhe me njëri-tjetrin, dhe duhet të zhvillohemi profesionalisht.
“Ka disa aspekte që unë dua të përmirësoj, ndryshoj ose zhvilloj, dhe individualisht ato janë të ndryshme për njëra-tjetrën.
“Kështu që unë vendosa një plan për secilin lojtarë, plan ky që po funksionon shumë mirë. Atyre i mbetet që t’i mirëmbajnë dhe ruajnë, udhëzimet e mija dhe të vazhdojnë tutje”, tha Arteta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.