×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia që ndali për pak kohë edhe katet e komplekseve banesore gjithandej Kosovës

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 14:52
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Një ‘semafor i kuq’ është ndezur edhe për kompanitë e ndërtimit, gjithandej Kosovës.


    Zhurma e ekskavatorëve dhe makinerive tjera të ndërtimit, ka ditë që nuk dëgjohet, sikurse edhe katet e objekteve të reja banesore, tash e disa ditë nuk i shohim të shtohen.

    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Kjo ‘pauzë’ ndërtimi, sikurse ka pauzuar pothuajse gjithçka, për shkak të pandemisë që për muaj të tërë po rrezikon gjithë globin, ka qenë fokusi i radhës në aparatin e fotografit Kushtrim Tërnava.

    Pasojat ekonomike që ka shkaktuar, e të tjera që pritet të shkaktojë deri në daljen e shoqëri risë nga ‘izolimi’ parashihen të jenë tejet të mëdha dhe të dëmshme për vendin.

    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Fotografi Tërnava, në serinë e albumeve me fotografi, në bashkëpunim me Gazetën Online “Reporteri.net”, tash e disa ditë, derisa ju qëndroni në shtëpitë tuaja, po u sjellë fotografi të jashtëzakonshme që tregojnë realitetin jashtë ‘izolimit’.

    Andaj, ju vazhdoni të ‘Rrini n’SHPI’, të mbroni veten dhe familjet tuaja nga rreziku i infektimi me COVID-19, ndërsa ne, përmes fotografive çdo ditë do t’ua pasqyrojmë sfidën që po kalohet në vend, gjatë kësaj kohe pandemie.

    Fotografitë që ju po shihni janë shkrepur në Fushë-Kosovë. Një zonë e njohur për ndërtime të reja. Por, pamje dhe gjendje e tillë është në të gjithë Kosovën.

    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!