×
  • Lajme
  • Lajme

    “A jeni bre normal”, Matoshi reagon pas propozimit që sektorit publik t’i zvogëlohet pagat

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 16:20

    Propozimi i ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar që sektorit publik t’i zvogëlohet paga.


    Mirëpo kjo është duke u kritikuar nga opinioni publik. Së fundi për këtë ka reaguar, Halil Matoshi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Ramush Haradinajt.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka pyetur “A jeni bre normalë”, ndërsa ka komentuar se nëse merret ky vendim atëherë është barazi në mjerim.

    “A jeni bre normalë!? Derisa Ligji i pagave, i cili ua rikthente dinjitetin mjekëve e infermierëve, mësuesëve e policëve, u “blloku” në Gjykatën Kushtetuese, ministri i shkarkumë i financave, paralajmëron uljen e matutjeshme të pagave në sektorin publik!? Kjo dmth barazi në mjerim!”, ka shkruar Matoshi.

    Tutje ish-këshilltari ka shkruar ku ka thënë se “Pas kësaj mase restriktive, cila instancë i deryron mjekët infektologë e infermierët si dhe ata TRE mikrobiilogë që i paska Kosova që ta ekspozojnë vetën para rrezikut të infektimit me Covid19!? Po policët, zjarrëfikësat…?”.

    Ndër tjera, Matoshi ka thënë se kryeministri Kurti, ministri i financave dhe këshilltarët e tij janë duke bërë thirrje popullit për kryengritje.

    “Luftën kundra Coronavirusit lë ta bajnë kryeministri, ministri i tij i financës, Elvisat e Bojkenat qe përditë thërrasin popullin nē kryengritje e dhunë!? Njerëz, shteti kushtetues duhet me funksionu edhe mas Covid19!? Stop mos e prek pagën time!”, ka përfunduar Matoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!