Llapi po synon që të bëhet ekipi i parë kosovar që do të rifillojë me stërvitje në këtë kohë pandemie.
Përhapja e pandemisë COVID-19 ka bërë që tash e një muaj të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive.
Këto masa janë bërë edhe më të rrepta ditëve të fundit, kur vendi pothuajse është futur në bllokim total.
Ndërsa Llapi prej javës së ardhshme, saktësisht ditës së hënë po planifikon stërvitje grupore në stadium, ku do të punohet me nga pesë lojtarë në grup me orare të ndryshme.
“E kam përgatitur planprogramin stërvitor ku do të punohet me grupe të vogla, me nga pesë lojtarë dhe duke respektuar të gjitha udhëzimet shëndetësore” ka thënë trajneri Batatina për KOHA.
Sipas Batatinës, stërvitjet individuale dhe në kushte shtëpiake, tashmë janë bërë monotone për të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.