×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi Fadil Vokrri në gjendje fantastike dhe është gati kurdo që fillon kampionati

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 17:48

    Pandemia ‘Covid-19’ sikurse u ka bërë hajr terreneve sportive në vendin tonë. Në mungesë të aktiviteteve sportive, dyert e stadiumeve kanë qenë të mbyllura, por jo edhe për punëtorët e tyre, të cilët kanë punuar vazhdimisht në përmisimin dhe sanimin e dëmtimeve.


    Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është njëri nga stadiumet në të cilin është punuar më së shumti. Tapeti jeshil në këtë impiant e ka marrë shkëlqimin e dikurshëm dhe krejt kjo falë punës së stafit të stadiumit.

    Në orët e para të pasditës janë publikuar këto imazhe nga stafi i stadiumit, ndërkohë që vërehet se gjendja e terrenit duket fantastike.

    Gjithë hapsirat e tjera të stadiumit janë definfektuar, përfshirë edhe zonën e mediave, e cila edhe është pastruar, shkruan Gazeta Sheshi.

    Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e fundit që vijnë nga kryeqyteti.

    Pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri” më datë 18 prill, 2020

    Kujtojmë që në këtë impiant luan Përfaqësuesja e Kosovës A dhe ajo e U21, përfaqësuesja e femrave, si dhe FC Prishtina.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” mbetet njëri ndër stadiumet më të mira në vend, kjo edhe falë investimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!