×
  • Sport
  • Sport

    Salah me zemër të madhe, dhuron tonelata me ushqime për vendlindjen e tij

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 22:45

    Mohamed Salah njihet si një futbollist me zemër të madhe, teksa shpesh herë nuk ngurron që të ndihmojë bashkëkombësit e tij.


    Duke parë situatën e vështirë nga koronavirusi, sulmuesi egjiptian ka ndihmuar me mijëra tonelata ushqime dhe mish të freskët familjet në nevojë në vendlindjen e tij në Nagrig.

    Ylli i Liverpoolit më parë ka dhuruar 330 mijë euro për punimet e ujërave të zeza. Ai bleu një truall ku do të vendosej edhe një impiant për trajtimin e ujit. Bamirësia e tij arrin një vlerë prej 8 milionë paundësh, një gjest i madh për rajonin që është goditur nga kriza.

    Ai madje ka dhuruar dhe shumë maska për banorët në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!