×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat e prekura nga coronavirusi: Ferizaj i pari me 81 raste, Malisheva e dyta me 70

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 8:35

    Janë konfirmuar mbrëmë 30 raste të reja me coronavirus në Kosovë duke çuar numrin total të të prekurve në 510.


    Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetësisë Publike, gjersa njoftohet se 9 persona janë shëruar, duke e çuar numrin gjithsej në 93.

    Me rastet e reja Drenasi i është shtuar numrit të komuna të prekura, kurse mbrëmë më së shumti persona pozitiv me Covid 19 kanë dale nga komuna e Suharekës, gjithsej 11.

    Ndërsa për një kohë të gjatë Mlaisheva printe me më së shumti persona të prekur, ditët e fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast, çka tani renditet e dyta në nivel vendi, pasi primatin e mban komuna e Ferizajt me 81 persona të prekur, shkruan Reporteri.net.

    E treta është Prishtina me 57 raste, e katërta Vitia me 34, kurse pesëshen e mbyllë Suhareka me 33 raste.

    Komunat me më së shumti persona të prekur me coronavirus:

    Ferizaj 81

    Malishevë 70

    Prishtinë 57

    Viti 34

    Suhareke 33

    Gjilan 29

    Kamenicë 27

    Mitrovicë e Veriut 25

    Vushtrri 24

    Gjakove 16

    Zveçan 13

    Shtime 12

    Leposaviç 9

    Fushe Kosove 7

    Hani i Elezit 7

    Pejë 6

    Lipjan 6

    Zubin Potok

    Skenderaj 5

    Podujeve 5

    Kline 5

    Istog 2

    Obiliq 1

    Rahovec 1

    Drenas 1

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!