×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i klubit të Serisë A infektohet me koronavirus

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 8:42

    Presidenti i klubit të Serisë A Brescia, Massimo Cellino, e ka konfirmuar se ai është infektuar me virusin Covid-19 bashkë me vajzën e tij, duke thënë se ishte ndierë tejet i lodhur dhe kishte pasur dhimbje.


    Mediumet italiane kishin raportuar të shtunën në mbrëmje se Massimo Cellino doli pozitiv për antitrupa të virusit Covid-19 në organizmin e tij, duke sugjeruar se ai tashmë e ka kaluar këtë virus, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, disa orë më vonë, Cellino e konfirmoi se ai është ende i infektuar, përderisa vajza e tij ishte infektuar e para.

    “Kam qenë në Cagliari për disa ditë, pasi kishim qëndruar në karantinë në Brescia për tre javë”, ka thënë ish-kreu i Cagliari e Leeds Unitedit, tani në Brescia.

    “Unë shkova në spital për disa testa. Mediat morën vesh se vajza ime e kishte pasur virusin, por djali im jo. Unë jam ai që tani po vuaj nga ky virus”.

    “Simptomat që unë i kam pasur kanë qenë që jam ndierë jashtëzakonisht i lodhur dhe më kamë dhimbur eshtrat”.

    Brescia, Bergamo dhe Milani janë në Lombardi, në epiqendrën e pandemisë në Itali, pasi që në këtë regjion janë identifikuar më shumë sesa gjysmë e të vdekurve në Itali nga ky virus.

    Cellino është presidenti i parë i Serisë A që doli pozitiv në testin për Covid-19, përderisa në Serie B ishte konfirmuar më parë infektimi i presidentit të Pordenones, Mauro Lovisa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!