×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohen varrezat në Viti, policia po heton rastin

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 11:40

    Një person nga Vitia ka raportuar në polici se dikush ka dëmtuar varrezat.


    Rasti ka ndodhur më 14 prill ndërsa është lajmëruar në polici të shtunën e 18 prillit, njoftim policia në raportin 24 orësh.

    “Me datën 18.04.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur nga disa varreza kishin hequr disa shenja të drurit me mbishkrim të emrave të personave të vdekur”, theksohet në raport.

    Po ashtu bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!