×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Rahoveci e vendos tunelin dezinfektues

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 13:46

    Pas Prishtinës, Mitrovicës, Lipjanit, edhe komuna e Rahovecit e ka vendosur sot tunelin dezinfektues.


    Kreu i Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar të gjithë donatorët që mundësuan vendosjen e tunelit dezinfektues, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    VENDOSET TUNELI DEZINFEKTUES TE SEMAFORAT E QYTETIT NË RAHOVEC

    Të nderuar qytetarë,
    Tuneli dezinfektues prej sot është vendosur në rrugën kryesore (te semaforat), si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Ideja për vendosjen e këtij Tuneli Dezinfektues fillimisht është inicuar nga OJQ-“INICIATIVA POZITIVE” si dhe është përkrahur nga këta donatorë:

    “AEP”, “INICIATIVA POZITIVE”, “ RAMA PRINT”, “RENAULT” dhe “RAIL TRANS“.

    Ky tunel ka sistem automatik i cili inicohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para se të marrin shërbimet në markete, farmaci, administratë komunale, shërbime bankare, shërbime shëndetësore në QKMF etj.

    Falemnderit për zemërgjerësinë donatorëve të cilët mundësuan vendosjen e këtij Tuneli Dezinfektues, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

    Iniciativa të tilla nga të rinjtë e Rahovecit, vërtet janë për t’u vlerësuar, andaj, ju ftoj që edhe në iniciativat e radhës me të tilla qëllime pozitive të bëhemi bashkë në kalimin e kësaj situate të vështirë të cilën mundemi ta kalojmë vetëm së bashku!

    #RRINËSHTËPI

    SL

    https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1077947689230716

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!