Orët e liridaljes nënat dhe fëmijët i kanë shfrytëzuar jo vetëm për të luajtur apo për ajrin e pastër, por dhe për të memorizuar me foto e video këto çaste.
Në ndihmë të tyre ishin dhe uniformat e policisë, që kanë shkrepur jo pak fotografi.
Nuk ka munguar as dëshira e fëmijëve të kishin kujtime pranë patrullave të forcave të rendit.
Orët e liridaljes i kanë pritur me padurim, ndaj dhe në çdo rrugë apo shesh i shihje duke luajtur.
Për nënat leje të tilla duhet të jenë më të shpeshta.
Sheshi “Skënderbej”, pedonalja e Tiranës, bulevardi i ri dhe bulevardi në Yzberisht ishin disa prej parqeve më të frekuentuara.
Ora 11 e ka gjetur sërish kryeqytetin e zbrazët, ndërsa zërat e fëmijëve janë zëvendësuar me ato të zogjve.
Apo dhe nga zhurma e atyre pak makinave që mund të qarkullojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.