Wayne Rooney ka zgjedhur mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Një nga debatet më të mëdha në botën e futbollit është ai për lojtarin më të mirë në histori, ku flitet për emra si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, por edhe Pele e Maradona.
Sigurisht, për futbollin modern, në këtë debat futen vetëm Messi e Ronaldo, dhe rreth këtyrë dyve është pyetur edhe Rooney, i cili kishte shok skuadre CR7.
“Edhe pse Ronaldo është shoku im ,unë do të zgjedh Messin”, ka thënë Rooney.
“Ronaldo është i pamëshirshëm në zonë, një vrasës. Por, Messi do të torturojë para se të të vrasë. Me Messi, ti ke ndjenjës sikur ai bën më shumë qejf”, ka shtuar anglezi.
Këto komente të Rooney mund të jenë pakëz befasuese, pasur parasysh kohën që ai ka kaluar me Cristiano Ronaldo, te Manchester United.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.