×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen prapaskenat e bujshme: Zidane zëvendëson Sarrin te Juventus

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 17:34

    Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat franceze. Bëhet fjalë për të ardhmen e teknikut aktual të Real Madrid, Zinedin Zidane.


    Sipas “Le10sports.com”, Juventusi ka nisur kontaktet me Zizunë, duke e piketuar si zëvendësuesin e Sarrit për sezonin e ardhshëm.

    Sipas po të njëjtit burim, Zidane, nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me presidentin Perez, teksa divorci është shfaqur në horizont. Gjithashtu vlen të theksohet se Reali i Madridit nuk ka bindur këtë sezon, duke zhgënjyer.

    Francezi është një njohje e vjetër për klubin bardhezi, pasi është aktivizuar si futbollist me Juventusin nga 1996 deri në 2001.

    Ish-mesfushori ka një kontratë me Realin deri në qershor të 2022, por për shkak të raporteve jo fort pozitive, bashkëpunimi me shumë gjasa do të ndërpritet në fund të sezonit.

    Ndërkohë në Torino, Zizu do të gjente Cristiano Ronaldon, me të cilin ka një marrdhënie special. 47-vjeçari njihet si specialist i Ligës së Kampionëve, trofe ky që kërkohet me ngulm nga “Zonja e Vjetër”, prej shumë vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!