×
  • Sport
  • Sport

    Vlerësimi i Guaridolas për Shaqirin gjatë kohës sa ishin te Bayern Munich: Ai është një Zot në vendin e tij

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 18:46

    Pep Guardiola dhe Xherdan Shaqiri kanë punuar një kohë së bashku te Bayern Munich


    Trajneri spanjoll e vlerësonte shumë yllin nga Zhegra, ani pse nuk i kishte dhënë mjaftueshëm hapësira për të luajtur, shkruan Reporteri.net

    “Shaqiri është një lojtar i veçantë për çdo trajner. Ai ka bërë gjithmonë diçka për ne sa herë është futur në lojë, një asist ose ndonjë gol,” kishte thënë Guaridola.

    Xherdan Shaqiri kritisiert Ex-Bayern-Coach Pep Guardiola“Kam shumë besim tek ai, edhe kur nuk jep maksimumin nga vetja. Unë dhe skuadra kemi nevojë për të. Sa herë që ai është në fushë, ndodh gjithmonë diçka.

    “Goditjet e këndit dhe ato të lira janë super. Ai është talent i madh, një Zot në vendin e tij, në Zvicër, dhe shumë i rëndësishëm edhe për ne,”.

    Ndryshe, Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin, ndërkaq nga Allianz Arena u largua në vitin 2015 për t’u transferuar te Interi. /Reporteri.net/

    Fotografia e Liverpool FC - You'll Never Walk Alone

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!